Sporti

Arsenali ka gati ofertën ‘bombë’ për Victor Osimhen

08/22/2024 08:39
nga:Mergim Rreci

Arsenali është rikthyer në garë për sulmuesin e Napolit , Victor Osimhen, thonë raportet në Itali, dhe do të jetë i përgatitur të paguajë 100 milionë euro për objektivin e Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

Corriere dello Sport pretendon se Arsenali është gati të rikthehet përsëri me një ofertë afër 100 milion € plus bonuset, transmeton GazetaBlic Sport.

Osimhen ka qenë shumë afër për t’u bashkuar me Chelsea, por që mungesa e kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve i ka prishur planet e këtij transferimi.

Arsenali mund të përfitojë në momentet e fundit të merkatos, duke siguruar transferimin e tij.

/GazetaBlic Sport/