Sporti

Arsenali ka fituar 70% të ndeshjeve në vitin 2024 – “Topçinjtë” s’kishin statistika të tilla qe 92 vjet

09/26/2024 13:26
nga:Lorik J

Arsenali ka fituar 70% të ndeshjeve të tyre në vitin 2024 deri më tani.

Fitorja 5-1 ndaj Boltonit në Carabao Cup e çoi numrin e fitoreve në 21 nga gjithsej 30 ndeshje në të gjitha garat.

Për sa i përket përqindjes, kjo është ecuria më e mirë e Arsenalit në një vit kalendarik në shumë dekada, raporton Opta.

Më parë, ata kishin një normë fitoreje prej 70% në vitin 1932, ku fituan 35 herë në 50 ndeshje.

U deshën 92 vjet, por ndikimi i Mikel Artetës në ekip po bëhet më i dukshëm me çdo fitore të vetme.

/GazetaBlic Sport