Arsenali ka siguruar fitoren e radhës në Premier League.
“Topçinjtë’ kanë triumfuar ndaj Wolves me rezultat 0 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një paraqitje me zbehtë e skuadrës së Artetas në pjesën e parë, por një ‘shpërthim’ në pjesën e dytë, atje ku realizuan edhe dy gola.
Martin Odegaard ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar dy golat e fitores dhe tashmë duke i dhënë pak komoditet Arsenalit në vendin e parë.
Granit Xhaka u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 15-të, kjo pasi që ndjente vazhdiisht dhimbje në stomak.

/GazetaBlic Sport/


