Sporti

Arsenali i mposhti 5-0, flet trajner i Chelseat: S’e meritojmë Evropën kështu!

04/24/2024 08:10
nga:Lorik J

Mauricio Pochettino këmbëngul se Chelsea po synon të luftojë për titullin e Premierligës vitin e ardhshëm.

Megjithatë, këtë vit, me paraqitje të ngjashme me humbjen 5-0 ndaj Arsenalit, argjentinasi nuk është i bindur se blutë e kanë merituar kualifikimin në Evropë.

“Aty ku është Arsenali është aty ku duhet të jemi ne gjithashtu. Ne po flasim shumë këtë sezon dhe të gjitha informacionet që marrim tani janë se ne duam të jemi në një pozicion tjetër sezonin e ardhshëm,” tha Poch, cituar nga BBC.

“Tani është e vështirë të shohësh të ardhmen sepse pas kësaj loje ndihemi të zhgënjyer. Është e vështirë të flasim për objektivat. Nëse garojmë si të shtunën, në rregull. Por nëse garojmë si sot, a e meritojmë të shkojmë në Evropë? Në këtë mënyrë, jo”.

Chelsea mbetet tre pikë larg nga vendi i gjashtë që do të thotë një kualifikim në Europa Conference League për sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport