Sporti

Arsenali i gatshëm ta paguajë çmimin e kërkuar për Nevesin

04/11/2022 23:22
nga:E K

Arsenali e ka bërë prioritet transferimin e Ruben Nevesit.

Sipas “Sky Sports News”, “Topçinjtë synojnë të përforcohen gjatë afatit kalimtar verës dhe mesfushori portugez është prioriteti i tyre.

Wolvesi thuhet se e vlerëson Nevesin me rreth deri në 60 milionë funte, çmim i cili mund të pranohet nga klubi londinez.

25-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Wolvesin deri më 30 qershor 2024.

Për Ruben Nevesin interesim thuhet se ka shfaqur edhe Barcelona.