Sporti

Arsenali fiton në miqësoren e parë para-sezonale

07/25/2024 08:53
nga:E K

Skuadra e Arsenalit zhvilloi miqësoren e parë ndaj Bournemouthit në Amerikë.

Ndeshja pas 90 minutave u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1.

Golat i shënuan: Vieira për “Topçinjtë” dhe Semenyo për klubin e Bournemouthit.

Në penallti, Arsenali fitoi me shifrat 5:4, me lojtarët si: Odegaard, Zinchenko, Jorginho, Gabriel Jesus dhe Kiwior që shënuan nga 11-metërshat, kurse dështoi Trossard.

Miqësoren e radhës, Arsenali e zhvillon ndaj Manchester Unitedit me 28 korrik.