Sporti

Arsenali fiton me përmbysje ndaj West Ham, ‘blindon’ vendin e parë në tabelë

12/26/2022 23:00
nga:Mergim Rreci

Arsenali është rikthyer me fitore në Premier League pas pauzës për Kupën e Botës.

‘Topçinjtë’ kanë triumfuar me rezultat 3 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një fitore me përmbysje rezultati, me mysafirët që shkuan në pjesën e parë me avantazh, 0 me 1.

Megjithatë, Arsenali përmbysi gjithçka në pjesën e dytë, me Saka, Martinelli dhe Nketiah që shënuan për fitoren shumë të rëndësishme.

Granit Xhaka ishte fantastik edhe në këtë takim, atje ku madje asistoi tek goli i dytë.

Të drejtuarit e Artetas janë tashmë bindshëm në vendin e parë me 40 pikë, 7 më shumë se Newcastle i vendit të dytë dhe 8 më shumë se Manchester City i vendit të tretë (një ndeshje më pak).

/GazetaBlic Sport/