Sporti

Arsenali është gati t’i sakrifikojë katër lojtarë për transferimin e Ivan Toney

11/10/2023 23:52
nga:Mergim Rreci

Mikel Arteta është gati të bëjë “çmenduri” për të marrë Ivan Toney që në merkaton e dimrit.

Pas t’i mbarojë penalizimi për bastet, në janar, sulmuesi i Brentford pritet të ndezë merkaton me disa nga klubet e Premier League që kanë shfaqur interes për të.

Megjithatë, Brentford nuk pranon asnjë ofertë më të ulët se 100 milionë paund për kartonin e sulmuesit.

Në këtë situatë dhe me dëshirën e madhe për ta pasur në ekipin e tij, sipas raportimeve të medieve britanike, trajneri i Arsenal është i gatshëm të sakrifikojë katër lojtarë, të cilët synon t’i shesë në janar, për të marrë që në merkaton e dimrin Toney-n.