Sporti

Arsenali eliminohet nga Europa League, por Xhaka vlerësohet me notë jashtëzakonisht pozitive

03/16/2023 23:57
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Arsenalit është eliminuar nga Europa League.

‘Topçinjtë’ kanë dështuar në penallti, pasi që rezultati pas 120 minutave ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Në penallti, portugezët ishin më të saktë, duke triumfuar me rezultat 3 me 5.

Granit Xhaka ishte fantastik edhe sonte tek Arsenal, duke shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij gjatë kohës së rregullt.

Ai u vlerësua me notë 8.7 për paraqitjen e tij, notë kjo që është fantastike pa asnjë dyshim.