Sporti

Arsenali e kishte mposhtur PSG-në në fazën e ligës në Champions League

04/29/2025 10:28
nga:Mergim Rreci

Jemi edhe zyrtarisht në pjesën e fundit dhe më të bukur të Ligës së Kampionëve.

Sonte, me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja e parë gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.

Në ‘Emirates Stadium’, Arsenali e pret skuadrën e PSG-së, me të dy skuadrat që kanë pasur një edicion fantastik deri më tash.

‘Topçinjtë’ e Artetas eliminuan në çerekfinale Real Madridin, kurse parisienët ia dolën ndaj Aston Villës, derisa paraprakisht kishin eliminuar edhe një skuadër tjetër angleze, Liverpool-in.

Duhet cekur që skuadra e Arsenalit kishte fituar në ndeshjen direkte ndaj PSG-së në fazën e Ligës, me takimin që u zhvillua poashtu në ‘Emirates Stadium’ dhe përfundoi me rezultat 2 me 0.

Rezultati ishte në anën e skuadrës angleze, por dominimi në posedim të topit dhe krijim të rasteve ishte tek francezët.

/GazetaBlic Sport/