Sporti

Arsenali do të veshë për herë të parë një fanellë krejt të bardhë – arsyeja është shumë interesante

01/04/2024 14:34
nga:Lorik J

Me shortin e FA Cup, Arsenal mori një kundërshtar shumë të vështirë, liderin e tabelës së Premierligës, Liverpool, për pengesën e parë në rrugën drejt atij trofeu. Skuadrat e Mikel Artetës dhe Jurgen Klopp do të garojnë në Emirates dhe Arsenali do të luajë me një fanellë krejt të bardhë për herë të parë në histori.

Kështu Liverpooli do të luajë me fanellën e zakonshme të kuqe, edhe pse është ekipi mysafir. Arsyeja e ndryshimit të fanellave të Arsenalit është fushata për të reduktuar krimin me armë, No More Red, për të cilën Adidas krijoi këtë fanellë të Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.

Gunners e kishin veshur dy herë më parë kundër Nottingham Forest dhe Oxford City, por të dyja herë jashtë shtëpisë. Në tabelën e Premierligës, Arsenali është aktualisht në vendin e katërt, pesë pikë prapa liderit Liverpool.

/GazetaBlic Sport