Sporti

Arsenali dhe Chelsea kërkojnë Camavingan, por Ancelotti mbyll çështjen: “Ai është i paprekshëm”

01/21/2023 22:10
nga:Lorik J

Fuqia ekonomike e Premierligës ka trokitur në derën e Real Madridit në orët e fundit, duke kërkuar informacione për Eduardo Camavinga.

Lideri, Arsenala dhe ekipi i Boehly-t, Chelsea, kishin shfaqur interes për të riun francez, shkruan GazetaBlic Sport.

Por ai u blindua menjëherë nga Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp.

“Eduardo është i paprekshëm, si Modric dhe Kroos. Ai nuk do të largohet nga Madridi”, u përgjigj menjëherë trajneri italian, duke lavdëruar talentin francez.

/GazetaBlic Sport