Prej dy sezonesh janë në listën e pretendentëve për titullin e Premier League dhe vazhdojnë të jenë akoma.
“Topçinjtë” e Arenal ka sërish objektivin kryesor të tyrin, fitimin e trofeut më të lakmuar në elitën angleze, trofe që mungon në “Emirates” që prej vitit 2004 dhe prej dy sezonesh “ëndrrat” e djemve të teknikut Mikel Arteta janë shkatërruar në fundin e sezonit.
Për këtë aryse tekniku spanjoll i ka bërë një kërkesë klubit për t’u fuqizuar në çdo repart, ku emri i përzgjedhur për sulmin është goxha interesant.
Bëhet fjalë për “bomberin” suedez të Newcastle, Alexander Isak i cili prej tre sezonsh tashmë është pjesë e “Bardhezinjve” për të cilët ka shënuar plot 40 gola e ka asistuar 7 të tjerë në 80 përballje, në të gjitha kompeticionet.
Sa i përket çmimit kartoni i Isak vlerësohet në 75 milionë euro nga specialistët e “Transfermarket”, shifër e konsiderueshme edhe për një klub të madh si Arsenal.