Sporti

Arsenal të gatshëm ta lënë të lirë Lenon në janar

09/23/2021 10:26
nga:E K

Pas nënshkrimit të ri të Arsenalit me Aaron Ramsdale, portieri gjerman Bernd Leno ka humbur vendin e tij si startues.

Sipas “Eurosport“, Gunners janë të gatshëm ta lënë të lirë, Lenon madje në janar, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenal është i hapur të dëgjojë ofertat e ekipeve të interesuara për shërbimet e gjermanit.

Leno i’u bashkua Arsenalit nga Bayer Leverkusen për 22.5 milion funte në verën e vitit 2018. Që nga ajo kohë Leno u paraqit në 120 ndeshje me skuadrën londineze.

/GazetaBlic Sport/