Një nga lojtarët më të kërkuar në Europë, Florian Wirtz po vazhdon me paraqitje fantastike në Bundesliga me Bayer Leverkusenin.
Wirtz tani ka marrë një interesim serioz edhe nga Arsenali i Mikel Artetas.
Gazetari gjerman, Christian Falk raporton se lojtari i Leverkusenit pritet të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni.
Vlera që i ka vendosur klubi gjerman lojtarit është plotë 150 milionë euro.
Kurse të interesuar për shërbimet e tij përveç “Topçinjëve” janë: Bayern Munchen, Real Madrid dhe Manchester City.