Sporti

Arsenal po udhëheq garën për të nënshkruar me Raheem Sterling

06/01/2021 15:36
nga:Mergim Rreci

Arsenali po udhëheq garën për të nënshkruar me anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Sipas The Sun, Mikel Arteta është një admirues i madh i 26-vjeçarit, por rroga e tij e lartë prej 300,000 £ në javë mund të jetë një pengesë në çdo marrëveshje të mundshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një marrëveshje e mundshme mund të jetë më pranë duken e ditur faktin që Sterling nuk është më aq shumë i preferuar nga Guardiola dhe mund të përfundojë si rezervist në sezonin tjetër.

Sterling ka zhvilluar 31 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola në këtë edicion të Premier League.

/GazetaBlic Sport/