Sporti

Arsenal po e kërkon Zhegrovën, Lille nuk dëshiron ta largojë kosovarin

07/07/2022 08:55
nga:L J

Sulmuesi kosovar, Edon Zhegrova i cili së fundmi kaloi në një formë shumë të mirë – ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, për Zhegrovën ka shprehur interesim dhe ka dërguar ofertë zyrtare klubi i Arsenalit, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, klubi i Lille duket se nuk e ka ndërmend ta largojë sulmuesin kosovar, i cili dëshmoi cilësitë e tij edicionin e kaluar në Ligue1.

Antonio Barege, gazetari francez ka potencuar se Lille dëshiron ta mbajë Zhegrovën në ekip, pasi që janë duke numëruar në shërbimet e tij për sezonin që po vjen.

/GazetaBlic Sport