Sporti

Arsenal përgatit ofertën e bujshme për Alvarez, dy sulmues plus një shumë të konsiderueshme parash

08/26/2026 16:08
nga:Mergim Rreci

Arsenal po përgatit një ofertë të jashtëzakonshme për Alvarez, me synimin për ta transferuar argjentinasin nga Atletico Madrid.

Sipas The Independent, klubi londinez mund të përfshijë në marrëveshje Viktor Gyökeres dhe Gabriel Jesus, së bashku me një shumë të konsiderueshme parash.

Atletico e vlerëson Alvarez rreth 128 milionë paund dhe kërkon që e ardhmja e tij të vendoset deri të premten.

Barcelona mbetet zgjedhja e preferuar e Alvarez, por sulmuesi raportohet se është bërë më i hapur ndaj një transferimi te Arsenal.

Nëse marrëveshja realizohet, do të ishte një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos.

/GazetaBlic Sport/