Sporti

Arsenal përgadit ofertën e parë për Gabriel Jesus

05/14/2022 15:20
nga:E K

Arsenali është skuadra më serioze në garën për Gabriel Jesus.

Ylli brazilian i Manchester City me shumë gjasë do të largohet nga ‘Etihad’ gjatë kësaj vere, për të kërkuar hapësirat e tij diku tjetër, përcjell GazetaBlic Sport.

Pasi Haaland pritet t’i bashkohet Cityt në sezonin e ri, Jesus do ketë edhe më pak hapësira dhe “Citizens” kanë pranuar ta lënë të lirë brazilianin.

“Daily Mail” raporton se marrëveshja mes palëve do mbyllet në fund të sezonit, kurse Gunners do u duhet të paguajnë rreth 60 milionë euro për të.

Milan poashtu është në garë për Jesus.

/GazetaBlic Sport/