Sporti

Arsenal ndalon negociatat me Artetan për rinovimin e kontratës

04/17/2023 14:20
nga:E K

Së fundmi Arsenali ka ndalur negociatat për rinovimin e kontratës me trajnerin Mikel Arteta, i cili ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2025.

Sipas gazetës The Sun, topistët duan të shmangin shpërqendrimet e mëtejshme në luftën për titullin në Premier League, e cila ka 19 vite që po ikën, në një kohë kur avantazhi i Arsenalit ndaj Manchester Cityt është ulur në 4 pikë, ku ka një duel direkt kurse City ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, përcjell GazetaBlic Sport.

Në të njëjtën kohë, gazeta raporton se Paris Saint-Germain është në vëzhgim, me presidentin Al-Khelaifi i impresionuar me punën e spanjollit – më shumë se trajneri aktual Christophe Galtier.

Arteta rinovoi kontratën në fund të sezonit të kaluar.