Arsenal ka arritur fitore solide në Emirates Stadium ndaj Leicester Cityt.
Skuadra e Artetas fitoi me rezultat 2-0 ndaj Leicesterit të Brendan Rodgers, shkruan GazetaBlic Sport.
Fillimisht Partey me kokë në minutën e 11’të e më pas Lacazette nga penalltia në minutën e 59’të shënuan për fitoren e Gunners.
Me këtë fitore Arsenal shkon në kuotën e 51 pikëve në pozitën e 4’të, një më shumë se Man United që ndodhen në pozitën e 5’të, por me 3 takime më shumë të zhvilluara se “Topçinjtë”.
/GazetaBlic Sport/


