Manchester City ka triumfuar në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Arsenalit në ‘Emirates Stadium’.
The Citizens morën një triumf me shumë vlerë përballë rivalëve direkt për titull, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 3, teksa “Qytetarët” pas këtij trepikëshi i barazojnë topçinjtë në tabelën e klasifikimit dhe, gjithashtu iu ‘heqin nga duart’ kryesimin e Premier League.
Janë publikuar tashmë notat e lojtarëve, atje ku Granit Xhaka është vlerësuar me notë 6.1 për paraqitjen e tij.



