Sporti

Arsenal – Manchester City, ky është bilanci i dy skuadrave në ndeshjet direkte

02/15/2023 18:33
nga:Mergim Rreci

Njëra nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit zhvillohet sonte në Premier League.

Arsenali dhe Manchester City do të përballen në “Emirates Stadium”, sfidë kjo që luhet me fillim nga ora 20:30, shkruan GazetaBlic Sport.

“Topçinjtë” janë momentalisht në vendin e parë në tabelë, me 3 pikë më shumë se “Qytetarët”, por gjithashtu me një ndeshje më pak.

Bazuar tek bilanci i tyre në ndeshjet direkte, Arsenali qëndron më mirë, duke arritur 98 fitore, 45 ndeshje të tjera kanë përfunduar me barazim, kurse 63 prej tyre i ka fituar Manchester City.

/GazetaBlic Sport/