Sporti

Arsenal – Manchester City, formacionet zyrtare

08/06/2023 16:07
nga:Lorik J

Sot nis zyrtarisht edicioni 2023-24 i futbollit anglez.

Sikur për çdo sezon, finalja e Superkupës së Anglisë, e njohur ndryshe si “Community Shield” do të hapë sezonin e ri në futbollin anglez.

Fituesi i titullit të Premier League luan me fituesin e Kupës FA, në përjashtim vetëm nëse një skuadër fiton të dy trofetë, për të luajtur më pas me nënkampionin e Anglisë.

I tillë është rasti më i fundit, ku Manchester City si fitues i tripletës sezonin që shkoi, arriti t’i fitojë dy kupat vendase, Premier League e FA Cup, dhe tani do të luajë me vendin e dytë, Arsenalin, i cili përfundoi si nënkampion sezonin e kaluar.

Arsenal është skuadra e dytë më e suksesshme në histori të këtij kompeticioni (16, nivel me Liverpool), ku vetëm Man United (21) e kanë fituar më shumë, teksa ‘Gunners’ nuk kanë humbur një finale të Superkupës që nga 2005, duke e fituar secilën nga katër finalet e fundit kur kanë qenë pjesëmarrës (2014, 2015, 2017, 2020).

Ndërkohë Man City e ka fituar 6 herë këtë garë, për herë të fundit më 2019, por kanë humbur secilën nga dy finalet e fundit (2021, 2022).

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë duel:

Man City: Ortega Moreno, Walker, Stones, Dias, Akanji, Rodrigo, Kovacic, Bernardo, Grealish, Alvarez, Haaland.