Sporti

Arsenal ‘kthen sytë’ kah Sterling

10/03/2021 12:22
nga:E K

Arsenal ka vendosur në listën e prioriteteve transferimin e Raheem Sterling.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i cili ka punuar më parë me anglezin gjatë kohës kur ishte asistent i Guardiolas te City, dëshiron ribashkimin me sulmuesin anglez, shkruan GazetaBlic Sport.

Sterling ka kontratë me Manchester Cityn vetëm edhe një vit e gjysmë dhe “Topçinjtë” pritet të hidhen në aksion për transferimin e tij në “Emirates Stadium“.

Megjithatë pengesë mund të bëhet paga e lartë e Sterling i cili aktualisht fiton 300 mijë funte në javë te City.

/GazetaBlic Sport/