Sporti

Arsenal kërkon Wijnaldum si huazim nga PSG

01/03/2022 16:15
nga:E K

Arsenal do të provojë të përforcojë mesfushën me ish yllin e Liverpoolit, Gini Wijnaldum.

Wijnaldum i cili kaloi nga Liverpool te PSG verën e kaluar, nuk ka gjetur vend në formacionin e skuadrës së Pochettinos dhe mund të largohet nga klubi këtë merkato, shkruan GazetaBlic Sport.

FourFourTwo” raporton se marrëveshja mund të arrihet në ditët e ardhshme me holandezin që do kalojë në “Emirates” për pjesën e mbetur të sezonit.

Arsenal është ndër skuadrat e para që ka interesim për huazimin e Wijnaldum, dhe duket se një lëvizje e tillë është e mundur gjatë këtij afati kalimtar.

/GazetaBlic Sport/