Sporti

Arsenal kërkon sulmues, ka në listë katër emra

09/23/2024 23:23
nga:E K

Ka dy sezone që flitet se Arsenali ka nevojë për një qendërsulmues që shërben si makineri golash.

Madje plotë thonë se ajo është e vetmja pikë që i mungon klubit londinez për t’i prekur trofetë, të cilëve u është afruar së tepërmi.

Sipas raportimeve nga TEAMtalk, nënkampioni anglez e ka hartuar listën e shkurtër me katër qendërsulmues.

Victor Gyokeresi i Sportingut të Lisbonës, Marcus Thurami i Interit, Benjamin Sesko i RB Leipzigut dhe Jonathan David i Lille janë katër më të dëshiruarit.