Sporti

Arsenal ia vendos çmimin Xhakës

07/12/2021 14:34
nga:E K

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Arsenal i ka vendosur çmimin Xhakës.

‘Gunners’, po kërkojnë rreth 20 milionë euro për shitjen e mesfushorit, që ka disa ekipe të interesuara.

Klubi më i interesuar për shërbimet e futbollistit mbetet Roma por që ende nuk ka arritur ti përmbush kërkesat financiare të klubit anglez.

28-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 45 paraqitje me fanellën e Arsenal në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe dy asistime.