Sporti

Arsenal dhe PSV ndahen në paqe, Lens bie në Europa League – Sevilla eliminohet nga garat evropiane

12/12/2023 20:42
nga:Lorik J

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e grupit B të Ligës së Kampionëve.

Sot, u luajtën dy ballafaqime, ai mes PSV dhe Arsenal dhe Lensit me Sevillan.

Skuadra e Arsenalit barazoi në udhëtim ndaj PSV’së me rezultatin 1-1, teksa Lens mposhti Sevillan me rezultatin e ngushtë 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Arsenal kalon tutje nga grupi B si lider me 13 pikë, i ndjekur nga PSV me 9 pikë.

Ndërkohë, Lens bie në Europa League me 8 pikë të mbledhura, teksa Sevilla befasoi për të keq, duke u eliminua herët nga garat evropiane.

/GazetaBlic Sport