Sporti

Arsenal dhe Chelsea në garë të madhe për talentin ukrainas, Mikhailo Mudryk

01/04/2023 21:14
nga:Mergim Rreci

Chelsea dhe Arsenal po kërkojnë transferimin e talentit ukrainas, Mikhailo Mudryk.

Sipas shtypit anglez, Shakhtar kishte refuzuar propozimin e parë me vlerë 62.5 milionë euro dhe tani Topçinjtë e kanë rritur atë në 70.5 milionë euro. Megjithatë, as kjo shumë nuk mjaftoi për të mbyllur marrëveshjen, përcjell GazetaBlic Sport.

Arsenali do të jetë shumë i interesuar për nënshkrimin e anësorit, pasi trajneri Mikel Arteta beson se ai do të ishte një shtesë vendimtare për sulmin e tyre për titull. Lojtari gjithashtu ka shfaqur interes për t’iu drejtuar topçinjve.

Shakhtar vazhdon të kërkojë një shumë afër 100 milionë euro dhe Chelsea raportohet se i ka premtuar klubit se do të paguajë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar transferimin e lojtarit.

/GazetaBlic Sport/