Sporti

Arsenal – Coventry City, formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse në Premier League

08/21/2026 19:50
nga:Mergim Rreci

Sezoni i ri i Premier League nis sonte me një përballje interesante mes Arsenalit dhe Coventry City në “Emirates Stadium”.

Arsenali, kampioni në fuqi i Anglisë, do të kërkojë ta nisë mbrojtjen e titullit me fitore përballë Coventryt, skuadrës së sapo rikthyer në elitën e futbollit anglez.

“Topçinjtë” vijnë me moral të lartë pas fitores 3-0 ndaj Manchester Cityt në Community Shield dhe synojnë një tjetër paraqitje bindëse në startin e kampionatit.

Në anën tjetër, Coventry rikthehet në Premier League pas një mungese të gjatë dhe do të përpiqet të befasojë kampionët në ndeshjen e parë të sezonit.

Ja formacionet zyrtare:

Arsenal XI: David Raya; White, Mosquera, Gabriel, Calafiori; Lewis-Skelly, Rice; Saka, Odegaard, Tzolis; Havertz

Coventry XI: Rushworth; Dasilva, Van Ewijk, Thomas, Amenda; Onyeka, Grimes, Yirenkyi; Tchaouna, Simms, Thomas-Asante

/GazetaBlic Sport/