Sporti

Arsenal afër arritjes së marrëveshjes me Real Sociedad për Mikel Merinon

08/01/2024 12:15
nga:E K

Arsenali është afër një marrëveshjeje për kampionin evropian, Mikel Merino.

Topçinjtë dhe Real Sociedad janë afër arritjes së një marrëveshjeje, pas disa ditëve mes negociatash, shkruan GazetaBlic Sport.

Spanjolli tashmë ka sqaruar kushtet e tij personale me klubin londinez, i cili është duke negociuar me Sociedad për një marrëveshje në intervalin prej 30 milionë euro.

Merino ishte heroi i madh për Spanjën në çerekfinalet e Europës kundër Gjermanisë, duke shënuar golin e fitores në fund të kohës shtesë.

/GazetaBlic Sport.