Shkëmb Manaj, kandidat për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë në “Pressing” të T7, të mërkurën, se gjuha fyese e kryeministrit Albin Kurti ndaj LDK-së po ndikon që ky subjekt politik të rritet.
Ai ka thënë se sa herë është goditur LDK-ja aq më shumë është mbështetur nga anëtarësia.
“Një detaj tjetër që mendoj që është shumë i rëndësishëm që mendoj që ka shtyrë anëtarësinë e LDK-së që të angazhohet më fuqishëm është gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti në fushatë. Gjuha e përdorur, arroganca e tij, fyerja e LDK-së e ka nxitur anëtarësinë që të kthehet në mbështetje të subjektit që i ka taku”.
“E godet LDK-në sepse e di kënd e ka oponentin kryesor, sa më shumë është goditur LDK-ja anëtarësia e ka mbështetur më fuqishëm”, ka thënë ai