Fatmir Humolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka komentuar marrëveshjen Kosovë – Serbi, ku të dyja palët u pajtuan me planin franko- gjerman, raporton Gazeta Blic.
Humolli ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa që ka pranuar të zbatojë marrëveshjet që kishin arritur më herët, qeveritë e kaluara.
Në nenin 7 të planit, thuhet se duhet të themelohet edhe Asociacioni i komunave me Shumicë Serbe, e për këtë Humolli thotë se Kurti vetëm se do t`ia ndërroj emrin.
“Më herët partitë politike nuk kanë guxuar t’i respektojnë këto marrëveshje, Kurti tashmë po e bënë këtë sepse ka amortizuar masën. Asoaciacionit do t`ia ndërroj emrin”, ka thënë Humolli për Gazeta Blic.
Ai ka komentuar edhe nenin 2 ku aty thuhet se Serbia e Kosova duhet “…kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës”.
“Kur historia harrohet ajo, përsëritet, thotë Fatmir Humolli.
Ai, sërish ka thënë, se po pret që qeveria Kurti t`i bëjë dy vjet në qeverisje dhe më pas do të vendos nëse do të qëndroj në GP të VV-së apo se çfarë hapa do të ndërmarr në një të ardhme të afërt.


