Lajme

Arrin në 29 numri i të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit ushtarak në Filipine

07/04/2021 14:41
nga:Q R

Një aeroplan ushtarak që mbante 92 persona në bord është rrëzuar në Filipinet e Jugut, ku deri më tani raportohet për 29 të vdekur e 50 të mbijetuar.

Ndërsa 17 nga pasagjerët akoma raportohen të zhdukur.

Avioni me trupat po lëvizte për të marrë të diplomuarit e rinj të shkollës ushtarake në vendin e detyrës, shkruan NTV, përcjell GazetaBlic.

Ministri i Mbrojtjes Delfin Lorenzana ka treguar që ne bord ishin tre pilotë dhe pesë anëtarë të tjerë të ekuipazhit, sipas raporteve të tij fillestare.

Haradinaj uron SHBA-të: 4 korriku është vet mesazhi i lirisë së kombeve