Lajme

Arrin në 17 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri

02/09/2023 13:17
nga:Astrit Gashi

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë është ngritur në mbi 17 mijë.

Kështu raportojnë mediat ndërkombëtare.

Tërmeti prej 7.8 shkallësh i tronditi këto dy vende në orët e para të mëngjesit.

Shumë vende të botës janë mobilizuar në ofrimin e ndihmës.

Në mesin e tyre janë Kosova edhe Shqipëria, që kanë dërguar atje ekipet e shpëtimit.