Lajme

Arrijnë në Kosovë edhe mbi 106 mijë vaksina anti-COVID të Pfizer

06/29/2021 19:38
nga:Q R

Edhe mbi 106 mijë vaksina të Pfizer kanë arritur në Kosovë, në kuadër të kontratës që është arritur nga qeveria e Kosovës me këtë kompani, përcjell GazetaBlic.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ky i fundit ka thënë se ditëve në vijim pritet edhe ardhja e kontigjenteve tjera.

Postimi i plotë:

Të nderuara qytetare e qytetarë, sot mbërriti edhe kontigjenti i dytë i vaksinave nga kontrata me Pfizer. 106.470 doza mbërritën sot. Ditët e javët në vazhdim priten akoma. Vaksina mbetet zgjidhja më e mirë në përballjen e sukseshme me pandeminë.

 

Ministri Mehaj: Kam një shtëpi, më mbet vetëm paga e ministrit