Lajme

Arrijnë 400 doza insulinë në Prishtinë

07/07/2021 21:00
nga:Y I

Pas arritjes së insulinave në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, gjatë ditës së mërkurë një numër i madh i qytetarëve kanë pritur në radhë për marrjen e tyre.

Këto medikamente sipas Drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, u siguruan me kontratë vetanake përmes fondeve komunale.

Ndërkaq, Gashi po ashtu ka pohuar se është siguruar një sasi të konsiderueshme e insulinës që do të jetë në dispozicion për 5 muajt e ardhshëm.

Tutje, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shkaktojnë tollovi ngase ka sasi të mjaftueshme të këtij lloj medikamenti farmaceutik.