Sporti

Arrihet marrëveshja, Real Madrid rinovon kontratat edhe me dy lojtarë

03/28/2024 08:16
nga:Lorik J

Pasi u bë e qartë se mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos do të vazhdojë kontratën me “Mbretërit” deri në verën e vitit 2025, të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe qendërmbrojtësi, Nacho Fernandez dhe anësori Lucas Vazquez, raporton AS.

Të dy tashmë kanë rënë dakord me drejtuesit e klubit për marrëveshjet e tyre të reja, të cilat zyrtarisht do të shpallen javën e ardhshme, kur Real Madridi nuk do të ketë ndeshje. Skuadra nuk ka asnjë angazhim nga data 1 deri më 8 prill.

Nacho është bërë titullar për madrilenët këtë sezon pasi Eder Militao dhe David Alaba morën lëndime që i lanë jashtë fushës për periudha të gjata kohore. Lucas ka 26 ndeshje këtë sezon, në të cilat ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 4 asistime.

/GazetaBlic Sport