Sporti

Arrihet marrëveshja, Icardi mbetet në Stamboll

07/09/2023 13:36
nga:E K

Përvoja turke e Mauro Icardit është e destinuar të vazhdojë. Sikurse njofton “L’Equipe”, mungojnë edhe disa detaje të vogla për të zyrtarizuar shitjen përfundimtare të sulmuesit argjentinas te Glatasaray.

PSG, që zotëron kartonin e sulmuesit do të përfitojë 10 milionë euro nga ky transferim.

Mauro iu bashkua gjigantëve nga Stambolli verën e kaluar në formë huazimi. Gjatë sezonit që lamë pas, ka mundur ta gjejë rrugën e rrjetës 23 herë në 26 takime.

Statistika të mirë për ish-sulmuesin e Interit, që do të vijojë të duartrokitet nga publiku turk edhe në të ardhmen.