Tirana bind Kristal Abazajn që të kthehet në Abissnet Superiore.
26-vjeçari do të jetë pjesë e kampionëve të Tiranës duke nisur nga ky muaj. Burime të sigurta të SS bëjnë me dije arritjen e marrëveshjes mes klubit bardheblu dhe futbollistit të lindur në Elbasan.
Abazaj do të firmosë për një vit e gjysmë me Tiranën.
SuperSport mëson se sulmuesi anësor pritet që të përfitojë 150 mijë euro gjatë aventurës së tij me kampionët e Shqipërisë! 26-vjeçari u largua pak ditë më parë nga Istanbulspor, ekip me të cilin numëron pesë paraqitje sezonale në kampionatin turk.


