Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka vizituar ministrin e Transportit dhe Lidhjeve në Maqedoninë e Veriut, Bekim Rexhepi.
Në mesin e disa temave, Durmishi ka njoftuar se kanë biseduar për projektin që ndërton rrugën Prizren- Tetovë.
“Pasiqë tashmë e kemi përzgjedhur variantin, ne u dakorduam për parimet themelore të marrëveshjes financiare për hartimin e projektit kryesor të tunelit në rrugën Prizren – Tetovë”, ka shkruar ai në Facebook.
Tutje ai ka thënë se ky projekt do të ndikojë në turizëm, zhvillim ekonomik dhe afrim mes dy qyteteve.