Sporti

Arrihet marrëveshja, Dembele nuk do të largohet nga Barcelona

07/03/2022 11:13
nga:L J

Barcelona është shumë afër gjetjes së një marrëveshjeje për të konfirmuar rinovimin e Ousmane Dembele pas negociatave të orëve të fundit.

Sulmuesi ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2024, raporton mediumi Sport, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, paga e lojtarit do të jetë e reduktuar në krahasim me marrëveshjen e mëparshme.

Sipas mediave kataluanse marrëveshja është afër dhe do të bëhet zyrtare orët e ardhshme.

/GazetaBlic Sport