Sporti

Arrihet marrëveshja mes Xavit dhe Barcelonës

10/28/2021 10:29
nga:E K

Barcelona shkarkoi dje trajnerin, Ronald Koeman pas humbjes ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0.

Koeman u shkarkua pas rezultateve të dobëta me Barcelonës, shkruan GazetaBlic Sport.

Blaugranët regjistruan 4 fitore në 10 ndeshjet e para të La Ligas në këtë sezon, kurse në Champions League u mposhtën nga Bayern dhe Benfica.

Xavi Hernandez është nga emrat më të përfolur për të marrë postin e Barcelonës.

Diario Sport‘ raporton se spanjolli ka arritur marrëveshje me skuadrën katalunase.

Me marrëveshjen tashmë të mbyllur me trajnerin, tashmë e vetmja gjë që ka mbetur është që të bihet dakord për lirimin e tij nga kontrata me skuadrën nga Katari, Al Saad.

Për prishjen e kontratës së tij duhet paguar një milion euro.

/GazetaBlic Sport/