Sporti

Arrihet akordi, Van Gaal pritet të bëhet trajner i ri i Holandës

07/22/2021 00:00
nga:Mergim Rreci

Në Holandë nuk kanë më dyshime, Louis van Gaal do të jetë trajneri i “tulipanëve” për herë të tretë në karrierën e tij si trajner.

Tekniku ka arritur akordin me Federatën Holandeze dhe së shpejti do të zyrtarizohet në pankinën e përfaqësueses të cilën do ta drejtojë deri në fund të vitit 2022, kur të përfundojë Kampionati Botëror.

Pas dështimit me Frenk De Boer, te Holanda kishte nisur kërkimi i një tekniku me eksperiencë që njihte ambientin, për të mos bërë më eksperimente të pakuptimta.

Van Gaal shfaqi menjëherë gatishmërinë për të nisur një etapë të tretë pas atyre 2000-2002 dhe 2012-2014.

“De Telegraaf” ka bërë të ditur se tashmë mungon vetëm firma dhe zyrtarizimi para mediave pasi akordi mes palëve është arritur.