Sporti

Arrigo Sacchi paralajmëron Milanin, tregon se si mund të mbrohet titulli kampion

06/23/2022 18:29
nga:Mergim Rreci

Trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, beson se uniteti i kuqezinjve do të jetë shumë më i rëndësishëm se çdo nënshkrim i mundshëm, përfshirë Divock Origi, për të ruajtur titullin sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Liverpool është gati t’i nënshtrohet testeve mjekësore me gjigantët e Serie A dhe pritet të zbarkojë në Itali javën e ardhshme. Sipas raportit të fundit të Sky Sport Italia, 27-vjeçari do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore këtë të martë, përcjell GazetaBlic Sport.

Sacchi komentoi aktivitetin e transferimit të Milanit në intervistën e tij të fundit me La Gazzetta dello Sport, por tha se kampionët e Serisë A duhet të fokusohen në taktikat dhe angazhimin e tyre në vend të nënshkrimeve të reja.

“Milani ka dëshmuar se kolektivi është gjithmonë superior ndaj lojtarëve individual”, tha ai.

“Nënshkrimi më i mirë që mund të bëjë Milani është të ketë të njëjtin motivim dhe shpirt ekipor që i ndihmoi ata të fitojnë Scudetton.

“Ata duhet të kapërcejnë pasigurinë e suksesit dhe të kenë objektiva të reja. Stili i lojës dhe kolektiviteti janë përbërësit për t’u përmirësuar. Kjo është ajo që Milani duhet të bëjë, pavarësisht nga nënshkrimet e reja, Origi apo dikush tjetër.”

/GazetaBlic Sport/