Sporti

Arrigo Sacchi këshillon drejtuesit e Milanit: Stefano Pioli nuk duhet të shkarkohet

05/01/2024 10:21
nga:Mergim Rreci

Ish- trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi mendon se kuqezinjtë nuk duhet të shkarkojnë Stefano Piolin nëse nuk mund të marrin një trajner të madh si pasues të tij.

Pioli është nën kontratë me Milanin deri në qershor të vitit 2025, por kuqezinjtë pritet të shkarkojnë atë në fund të sezonit, transmeton GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Sacchi mendon se gjigantët e Serisë A nuk duhet domosdoshmërisht të shkarkojnë trajnerin e tyre.

“Kam lexuar emrat e Lopetegui, Fonseca, Galtier, Gallardo, Tedesco, Van Bommel dhe De Zerbi. Trajnerë që i njoh dhe që i respektoj me të vërtetë”, tha ish-trajneri i Italisë dhe Milanit për Gazzetta.

“Megjithatë, përveç përvojës së tyre, një aspekt themelor nuk po merret parasysh.

Nëse një lojtari i huaj merr kohë për t’u vendosur në futbollin italian, për një trajner, është edhe më e vështirë. Një trajneri i duhen të paktën dy sezone për të kuptuar se si është bërë. Këtë po e them pavarësisht vlerës së trajnerëve të përmendur. Kushdo që vjen do t’i duhet kohë për t’u përshtatur me një kulturë tjetër“, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/