Lajme

Arrestohet Vali Corleone, babai i tij e denoncoi për dhunë në familje

03/22/2022 09:50
nga:Donika Fetahu

Vali Corleone është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit, pasi ka ushtruar dhunë në familje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se i dyshuari është arrestuar ditën e djeshme rreth orës 02:00

“Arrestohet një person për dhunë në familje në Gjilan Drejtoria Rajonale e Policisë -Gjilan, Stacioni policor në Gjilan sot ,datë 21.03.2022 rreth orës 02:00 ka pranuar një informacion se në Lagjen ” Dardania” në Gjilan është në rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet P.V.K. (M.K) (1983) , i cili dyshohet se në vazhdimësi i kishte kanosur prindërit e tij.”

I dyshuari është intervistuar nga policët hetues dhe u dërgua në mbatje për 48 orë.