Lajme

Arrestohet shtetasi pakistanez, kapet duke transportortuar ilegalisht emigrantë në Shqipëri

04/10/2022 16:52
nga:Donika Fetahu

Një shtetas pakistanez është arrestuar këtë të diel në Shkodër, pasi u  kap duke transportuar emigrantë ilegalisht.

35-vjeçari me iniciale A.M. nga Swati i Pakistanit u kap në aksin rrugor Shkodër – Hani i Hotit, së bashku me gjashtë shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se do t’i kalonte për në Mal të Zi, nëpërmjet kufirit të gjelbër kundrejt pagesës, me destinacion final vendet e BE-së, njofton policia.

Ai do të hetohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”./TCh