Policia e Kosovës në fshatin Goden të Gjakovës kanë arrestuar një shtetas të Shqipërisë, pasi i njëjti dyshohet se po transportonte pjesë të veturave pa dokumentacionet përkatëse.
Lidhur me këtë rast, bëhet e ditur se është njoftuar Dogana.
“Njësia policore ka ndaluar një veturë me targa të Shqipërisë që drejtohej nga i dyshuari mashkull shtetas Shqipërisë dhe gjatë kontrollit në veturë ishin të ngarkuara 44 paketime me pjesë për vetura pa dokumentacion përkatës. Lidhur me rastin është njoftuar Dogana. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.